Komisioni Evropian do të prezantojë një iniciativë të re për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar sigurinë përgjatë kufijve lindorë të Bashkimit Evropian, në përgjigje të shqetësimeve në rritje nga shtetet anëtare në rajon, tha një zyrtar të enjten.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Kohezionin dhe Reformat, Raffaele Fitto, njoftoi planin gjatë një vizite në Bialowieza, një qytet pranë kufirit polako-bjellorus, raportoi televizioni shtetëror polak, raporton KosovaPress.
Iniciativa, Pakti i Rajoneve Lindore, do të ofrojë mbështetje të përshtatur për vendet kufitare që përballen me sfida në rritje, duke përfshirë migrimin e parregullt dhe presionin mbi infrastrukturën e mbrojtjes.
Do të përqendrohet në forcimin e kohezionit ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e qëndrueshmërisë në rajonet fqinje me vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.