Gazmend Haliti: Tri dekada rrugëtim të gazetës ‘Bota sot’, dëshmi e profesionalizmit! Kemajl Goca - zë i drejtësisë në sport

- Bota Sot

Gazmend Haliti: Tri dekada rrugëtim të gazetës ‘Bota sot’, dëshmi e profesionalizmit! Kemajl Goca - zë i drejtësisë në sport

Ish futbollisti i mirënjohur, Gazmend Haliti, aktualisht trajner, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Urime 30 vjetori, ‘Bota sot{!

Tri dekada rrugëtim të gazetës ‘Bota sot’ janë dëshmi e përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit në informim.

Me këtë rast, veçojmë me respekt kontributin e gazetarit të sportit Kemajl Goca, i cili përmes shkrimeve të sakta e të sinqerta ka ngritur nivelin e gazetarisë sportive dhe ka fituar besimin e lexuesve ndër vite.

Me njohje të thellë të sportit vendor dhe zhvillimeve ndërkombëtare, Goca ka qenë zë i drejtësisë në sport dhe mbështetës i palodhshëm i talenteve të reja. Puna e tij është dëshmi e dashurisë për gazetarinë dhe sportin, dhe një pikë referimi për komunitetin sportiv.

Urime 30  vjetori, ‘Bota sot’ – suksese edhe për dekadat që vijnë!”, ka uruar Haliti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot