Enes Shosholli: “Bota sot”, tash e 30 vite nuk ka ndalur së shkruari, dokumentuar dhe promovuar futbollin shqiptar

- Bota Sot

Enes Shosholli: “Bota sot”, tash e 30 vite nuk ka ndalur së shkruari, dokumentuar dhe promovuar futbollin shqiptar

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, Enes Shosholli, me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, i shpreh urimet më të sinqerta gazetës “Bota sot”, që tash e 30 vite nuk ka ndalur së shkruari, dokumentuar dhe promovuar futbollin shqiptar — me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm.

Faleminderit për zërin që i keni dhënë çdo sportisti, çdo klubi dhe çdo ngjarjeje që ka lënë gjurmë në historinë tonë. Ju nuk keni qenë vetëm gazetarë, por edhe kronistë të shpirtit sportiv shqiptar.

Gëzuar 30-vjetorin “Bota sot””,  - ka uruar Shosholli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot