Legjenda e futbollit të Kosovës, Sheremet Isufi, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Isufi, ish sulmuesi më i mirë që ka pas Kosova në 30 vitet e fundit, rekordi i tij si shënues ende i pathyeshëm në FC Prishtina, tha se
“Bota sot” po luan rol të madh në sportin e Kosovës.
“Pas luftës, mënjëherë me insistimin e z. Ajet Shosholli jam transferuar në Prishtinë.
Pas çdo ndeshje, gazetën e parè që e lexoja ishte ‘Bota sot’, sigurisht sportin.
Gjithmonë e ka ka përkrah sportin”, ka uruar Isufi.