Legjenda e futbollit, Genc Sermaxhaj, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Sermaxhaj e vlerëson lart kontributin e gazetës.
“Prej tri dekadash, “Bota sot” ka qenë zëri i sportit mbarëkombëtar. Me përkushtim ka përcjellë çdo ndeshje, çdo fitore e sfidë të sportistëve tanë, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Në faqet e saj sporti ka marrë kuptim, emocion dhe histori. Edhe pas 30 vitesh, mbetet tribuna e vërtetë e sportit që flet shqip”, ka uruar Sermaxhaj.