Fatmir Berisha: Urime përvjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot"

- Bota Sot

Fatmir Berisha: Urime përvjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot"

Ish futbollisti i shquar, Fatmir Berisha, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Berisha ka qenë kapiten i KF Llapit në gjeneratën e sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.

“Urime përvjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot", e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta ma e guximshme dhe e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.

Ju lumtë, Kemajl Goca  gazetari më i mirë shqiptar i sportit, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota sot”.”, ka uruar “Berisha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot