Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të depërtojë një front i dobët ajror, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h.
Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C. Gjatë pasditës pritet temperaturat të pësojnë ulje, sidomos në zonat me reshje, raporton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.