Cristiano Ronaldo ka flirtuar me idenë e një fillimi të ri, por në fund ka thënë “po” qëndrimit te klubi saudit Al Nasr. Ylli portugez ka rinovuar kontratën e tij dhe, siç duket, ka pasur çdo arsye për ta bërë këtë.Një pagë marramendëse
Sipas “RMC Sport”, Ronaldo do të vijojë të përfitojë 200 milionë euro në vit vetëm nga kontrata e tij si futbollist, ndërsa për të drejtat komerciale të imazhit përfiton edhe 60 milionë euro të tjera nga klubi.
Totali përkthehet në rreth 16.7 milionë euro në muaj, ose rreth 550 mijë euro në ditë. Për më tepër, ai ka marrë edhe një bonus nënshkrimi prej 30 milionë eurosh.
Fenomen i papërsëritshëm në sportin botëror
Në aspektin financiar, Ronaldo mbetet i pakonkurrueshëm. Asnjë sportist aktiv në botë nuk i afrohet përfitimeve të tij. Për krahasim, Lionel Messi përfiton vetëm 17.6 milionë euro në vit nga Inter Miami – pak më shumë sesa paga mujore e Ronaldos.
Edhe superyjet e NBA-së nuk arrijnë shifrat e tij. Stephen Curry, me rreth 140 milionë dollarë në vit, dhe Tyson Fury me 130 milionë, mbeten shumë larg.
Jo vetëm GOAT… por edhe “mbreti i parave”
Nëse titulli “GOAT” (më i miri i të gjitha kohërave) është ende subjekt debatesh, një gjë është e sigurt: në aspektin financiar, Cristiano Ronaldo është kampioni absolut.
Marrëveshja e re me Al Nassr e konsolidon atë jo vetëm si legjendë e futbollit, por edhe si markë më e fuqishme dhe me ndikim në sportin global.
Detajet e çmendura të kontratës së re
Sipas “The Sun”, kontrata e re e Ronaldos përfshin:
15% të aksioneve të klubit Al Nassr
30 milionë euro bonus nënshkrimi (që bëhen 45 milionë nëse qëndron deri në vitin 2027)
90.000 euro bonus për çdo gol
50.000 euro bonus për çdo asist
10 milionë euro bonus në rast fitimi të kampionatit
6 milionë euro për fitimin e “Këpucës së Artë” në Saudi Pro League
8 milionë euro për triumfin në Champions League të Azisë
5.5 milionë euro për shpenzime të avionit privat
Personel prej 16 personash në vilën e tij personale, përfshirë 3 shoferë, 4 pastruese, 2 kuzhinierë, 3 kopshtarë dhe 4 roje sigurie.