Tronditet Lazio

- Bota Sot

Tronditet Lazio

Bllokimi i merkatos hyrëse për Lazio ka befasuar trajnerin Maurizio Sarri, që mund të largohet pa nisur ende punë. Ai kishte pranuar të rikthehej në klub me entuziazëm dhe ishte në dijeni të situatës së vështirë në lidhje me përforcimet.

Por, siç shpjegon “Corriere dello Sport”, trajneri Sarri nuk ishte informuar se sa serioze ishte situata. Covisoc (duke vërejtur se më 31 mars tre parametrat e FIGC, indeksi i likuiditetit, borxhi dhe kostoja e zgjatur e punës ishin tejkaluar) dekretoi që asnjë blerje nuk mund të bëhej deri në shtator.

Përveç nëse presidenti Lotito shlyen deficitin duke zvogëluar stafin ose duke injektuar likuiditet me mjetet e tij. Pra, Lazio mund të ketë një merkato hyrëse të bllokuar deri në janar, përveç nëse pronarët ndërhyjnë për të shlyer borxhin.

Sarri kishte kërkuar tre blerje: një mesfushor sulmues, një mbrojtës në rast se Tavares do të shitej dhe një sulmues nëse Castellanos do të gjente një vend tjetër. Por me situatën e krijuar aim und të largohet shumë shpejt.

Mësohet se Sarri do të vlerësojë se çfarë ndodhi, nëse motivimet mbeten të paprekura, nëse ai do të jetë në gjendje të bëjë të paktën një blerje dhe të qëndrojë me grupin e sezonit të kaluar të paktën deri në janar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot