Pas zyrtarizimit të Florian Wirtz te Liverpool, shefi i ekzekutivit i Bayer Leverkusen ka thënë se kjo marrëveshje nuk është motiv krenarie për atë.
Siç dihet Fernando Carro është mjaft emibicioz dhe si i tillë nuk mund të gëzohej pas largimit të njërit prej lojtarëve më të mirë.
“Shumë persona më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për transferimin e Wirtz në Liverpool.
Sigurisht që nga ana ekonomike kjo shitje ka qenë me shumë impakt për ne, por për mua si menaxher i përgjithshëm i këtij klubi synimi kryesor është suksesi në fushë”, tha Carro, i cili kur mbërriti në Gjermani në 2018-ën e bëri të qartë se kërkonte që të arrinte majat e futobllit gjerman.