Laporta i përgjigjet Athletic Bilbaos: Nuk kemi asgjë për të fshehur

- Bota Sot

Laporta i përgjigjet Athletic Bilbaos: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Transferimi i Nico Williams në Barcelonë është shumë larg hapave të fundit edhe pse vullneti i lojtarit është që të luajë përkrah shokut të tij të kombëtares, Lamine Yamal.

Ditën e djeshme klubi i Athletic Bilbao-s, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pranoi se kishte kërkuar një takim me La Liga-n për të mësuar nëse Barcelona ishte në gjendje që të paguante klauzolën e talentit 21-vjeçar.

Ky takim nuk është pritur mirë nga kampi katalan pasi presidenti i klubit, Laporta, komentoi ngjarjen duke thënë:

“Barcelona është gati që të bëjë atë që duhet. Me këtë dua të them se nëse do të na duhet që të paguajmë një klauzolë ne do ta paguajmë.

Nuk dua të bëjmë viktimën edhe pse kërkojnë që të na pengojnë. U them se Barcelona është e përgatitur që të bëjë edhe gara me pengesa”.

Sa i përket situatës ekonomike në klub numri një i Barçës theksoi se nuk kishte asgjë për të feshur dhe se skuadra e tij nuk i trembej asnjë komisioni që mund të organizonte La Liga për të monitoruar ekipin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot