Carlos Garcia, trajneri i ri i Flamurtarit

- Bota Sot

Carlos Garcia, trajneri i ri i Flamurtarit

Flamurtari ka zgjedhur trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ri futbollistik të Abissnet Superiores 2025-2026. Spanjolli Carlos Garcia Badias do të marrë frenat e skuadrës vlonjate, me rikthimin e saj në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.

RTSH Sport mëson se Garsia ka qenë të premten në qytetin bregdetar dhe ka qenë i shoqëruar nga administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi. Pritet vetëm zyrtarizimi i emërimit të spanjollit në krye të kuqezinjve, pasi palët kishin rënë më parë dakord pas takimit të kryer në Itali.

41 vjeçari Carlos Garcia është një ish-futbollist profesionist dhe trajner i licencuar nga UEFA PRO. Karriera e tij e gjerë përfshin role me ekipe elitare të futbollit në të gjithë Evropën, Azinë dhe Amerikën, të tilla si Udinese, Maccabi Tel Aviv FC dhe Federata Ekuadoriane e Futbollit.

Në vitin 2024, ai u bashkua me Chicagon në SHBA, si ndihmës trajner kryesor, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe teknik të ekipit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot