Reagon Bayerni

- Bota Sot

Reagon Bayerni

Bayern dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje, ende pa biseduar me klubin e sulmuesit gjerman, Stuttgart.

Akordi paraprak mes dy palëve është për një kontratë pesëvjeçare.

Drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle, ka dhënë një sinjal të qartë me deklaratën e tij të fundit.

Duke u shprehur që klubi gjerman nuk do ta shesë lojtarin, ai praktikisht ka treguar shifrën që klubi kërkon.

“Woltemade do të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Stuttgart nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, ka thënë Wehrle për 23-vjeçarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot