Weah refuzon transferimin

- Bota Sot

Weah refuzon transferimin

Orët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për ekipin e Juventus-it pasi njëri prej lojtarëve që ka në grup nuk ka pranuar të largohet me destinacion Premier League.

Sipas medieve italiane Juventus-i kishte gjetur akordin me skuadrën e Nottingham Forest për një shifër prej 22 milionë eurosh dhe për këtë arsye Igor Tudor nuk grumbulloi talentin amerikan për ndeshjen me City-n.

Ky vendim i kroatit nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit, i cili është rebeluar nëpërmjet menaxherit të tij.

“Weah është një lojtar fantastik, ai është një shok ekipi i përsosur. Askush nuk mund të detyrojë njërin prej klientëve të mi që të transferohet diku ku nuk dëshiron. Ai nuk është kukull e askujt. Jam i gëzuar që Timo ka karakter të fortë pasi kjo e ndihmon që të fokusohet vetëm te futbolli”, tha Badou Sambague.



Lexoni të gjitha në Bota Sot