Alfredo Pedulla raporton se Manchester United po tenton të blejë portierin e Atalantës, Marco Carnesecchi.
Gazetari italian shkruan se “Djajtë e kuq” kanë përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, ndërkohë që klubi i Serie A kërkon 50 mln euro për kartonin e tij.
United mund ta arrijë këtë shifër me bonuse të arritshme.
Andre Onana mund të shitet në Arabinë Saudite dhe kjo do të lehtësonte transferimin e portierit që do Amorim.