Tronditëse në Turqi/ I riu vret ish-të fejuarën që kishte mbetur shtatzënë nga p*rdhunimi!

- Bota Sot

Tronditëse në Turqi/ I riu vret ish-të fejuarën që kishte mbetur shtatzënë nga p*rdhunimi!

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Stambollit dhe opinionin publik në Turqi, pasi një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra me armë zjarri nga i fejuari i saj 19-vjeçar, në atë që po konsiderohet si një tjetër rast i dhunës ekstreme ndaj grave nën justifikimin e “nderit”.

Viktima, Oya Budak, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë kur u qëllua për vdekje me armë zjarri në gjoks dhe në vesh.

Sipas raportimeve të medias lokale dha.com.tr, Oya kishte qenë më parë viktimë e një abuzimi seksual, nga i cili kishte mbetur shtatzënë. Për të shmangur skandalin, familjet vendosën për një fejesë mes saj dhe autorit, Samet, 19 vjeç. Por, pas marrjes vesh për shtatzëninë, ai vendosi të anulojë fejesën.

Të enjten në mbrëmje, Samet e telefonoi Oya-n dhe e ftoi të takoheshin për një bisedë. E reja pranoi dhe shkoi në takim së bashku me vëllain e saj 13-vjeçar. Në rrethana ende të paqarta, i riu nxori armën dhe qëlloi Oya-n me dy plumba  duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas ngjarjes, autori u largua me makinën e të atit duke u përpjekur të arratisej. Banorët e zonës, të alarmuar nga zhurmat e konfliktit, njoftuan menjëherë policinë.

Oya u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht mjekët nuk arritën të shpëtonin as jetën e saj dhe as të foshnjës që mbante në bark.

Autoritetet turke organizuan një operacion të gjerë kërkimi dhe arritën të arrestonin 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Samet u ndalua dhe më pas u transferua në burg, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza për abuzim seksual ndaj Oyas para fejesës.

Gjatë shoqërimit drejt prokurorisë, një gazetare e pyeti autorin për motivin e vrasjes. Përgjigjja e tij ishte tronditëse:

“Nuk pendohem. Ik andej!”



Lexoni të gjitha në Bota Sot