Spanja U-19, kampione për herë të shtatë

- Bota Sot

Spanja U-19, kampione për herë të shtatë

Spanja është kampione e Europës për grumposhën U-19 për vajza.

Në finale, kombëtarja iberike mposhti Francën me rezultatin 4-0, duke dominuar në çdo aspekt përballjen.

Gjithçka do të niste në mintutën e 23’ kur Libran, kapitenia e Spanjës nga një distancë e konsiderueshme mposhti portieren franceze, Fernandes.

Realizim që tronditi francezet pasi e kishin shumë të vështirë të reagonin. Ndeshja do të vështirësohej më tepër kur në minutën e 35’ Agote shënoi golin e dytë për Spanjën.

Në pjesën e dytë, nuk pati asnjë reagim nga Franca për të ndryshuar fatet e takimit. Serrajordi shënoi golin e tretë në minutën e 69’, ndërsa Bejarano tre minuta nga përfundimi i ndeshjes shënoi golin e katërt.

Spanja fiton kampionatin Europian për të katërtin vit radhazi dhe i shtati në historinë e përfaqësueses iberike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot