Taulant Xhaka i bashkohet zyrtarisht FC Dardania Basel në Zvicër, ku do të luajë dhe do të shërbejë si trajner.
Pas largimit nga Bazeli, ish-mesfushori kuqezi ka firmosur me skuadrën shqiptare që garon në ligën e katërt zvicerane.
Klubi ka njoftuar me entuziazëm ardhjen e Xhakës, duke e cilësuar si një legjendë dhe frymëzim për brezat e rinj.