Partizani “blindon” repartin e sulmit

- Bota Sot

Partizani “blindon” repartin e sulmit

Archange Bintsouka do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Partizanit.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, sulmuesi dhe klubi kryeqytetas kanë zgjatur bashkëpunimin.

Bintsouka ka rinovuar me “Demat” edhe për dy vite të tjera, pra do të jetë i “kuq” deri në vitin 2027.

Ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit në rrjetet sociale.

Në sezonin që lamë pas, 22-vjeçari bëri mjaft mirë me fanellën e Partizanit.

Sulmuesi kongolez ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 5 të tjerë, duke qenë një nga protagonistët e repartit ofensiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot