Egnatia i vendos çmimin sulmuesit të ekipit

- Bota Sot

Egnatia i vendos çmimin sulmuesit të ekipit

Redi Kasa me shumë mundësi do të largohet këtë merkato verore nga Egnatia.

23-vjeçari nuk është më në planet e rrogozhinasve edhe pse është ende në kontratë me ta.

Madje, Kasa ka kontratë të vlefshme me Egnatian deri në vitin 2027.

Pikërisht për këtë arsye, kampionët e Superiores i kanë vendosur klauzolë lirimi sulmuesit. Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, sipas shtypiut të shkruar, duhen të paktën 80 mijë euro.

Vlen të përmendet, se Elbasani është një nga ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit.

Në sezonin që lamë pas, Kasa nuk bëri mirë. Në 36 ndeshje që mori pjesë, sulmuesi ia doli që të shënonte vetëm 1 gol dhe të asistonte në 3 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot