“Bota Sot” – Zëri i shqiptarëve të Maqedonisë dhe luftës së UÇK-së në në vitin 2001

- Bota Sot

“Bota Sot” – Zëri i shqiptarëve të Maqedonisë dhe luftës së UÇK-së në në vitin 2001

Me rastin e këtij përvjetori jubilar, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për kontributin e çmuar të gazetës “Bota Sot” në informimin e drejtë dhe të guximshëm të opinionit publik shqiptar, veçanërisht në periudha kyçe të historisë sonë të re.

Jam krenar që pata mundësinë të jem pjesë e stafit të saj si korrespodent nga Maqedonia e Veriut, gjatë periudhës së konfliktit të vitit 2001 dhe në vitet në vijim. Gjatë asaj kohe të ndjeshme, “Bota Sot” u bë një zë i fuqishëm i së vërtetës, duke i dhënë hapësirë të merituar luftës së UÇK-së dhe afirmimit të kërkesave legjitime të shqiptarëve, të cilët përballeshin me diskriminim sistematik shtetëror.

Ky përkushtim dhe guxim gazetaresk mbeten vlera që duhet të vlerësohen dhe kujtohen me respekt.

Urime redaksisë dhe gjithë bashkëpunëtorëve ndër vite! Uroj që “Bota Sot” të vazhdojë misionin e saj me të njëjtin idealizëm, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare dhe së vërtetës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot