Dashamirët e futbollit sonte (21.00) me sy e veshë janë të drejtuar nga finalja e Kampionatit Evropian U-21.
Në finale do të përballen Gjermania U-21 – Anglia U-21.
Finalja luhet në stadiumin “Tehelne pole” në Bratisllavë të Sllovakisë.
Dy shqiptarë po paraqiten në petkun e Gjermanisë.
Është fjala për Nelson Vajper dhe Brajan Gruda.
Është interesant se ky formacion i Gjermanisë U-21 që sonte synon titullin e kampionit, kishte luajtur baras (0:0) me kombëtaren e Kosovës U-21 të selektorit Afrim Tovërlani.
Këtë barazim e morën me 22 mars të vitit 2024 në stadiumin Chemnitz të Gjermanisë.
Gjermania U-21 në grupin D e ka pas një ecuri fantastike, 8 fitore dhe 2 barazime.