Vllaznia përforcohet për Ligën e Kampioneve

- Bota Sot

Vllaznia përforcohet për Ligën e Kampioneve

Pas shortit të “UEFA Women’s Champions League”, që e vendosi Vllazninë në Grupin 4, përballë ekipit bjellorus Dinamo BSUPC, skuadra shkodrane ka shpërthyer në merkato.Vllaznia ka njoftuar nënshkrimin me plot gjashtë futbolliste.

Kuqeblutë bëjnë të ditur se presidenti Lazer Matija ka qenë prej disa kohësh në kontakte me këto lojtare dhe menaxheret e tyre, por gjithçka ka qenë pezull derisa ka mësuar emrat e kundërshtarëve në short.

Merkatoja ka nisur nga porta duke realizuar dy afrime, paraguaianen Cristiana Cabanas dhe kanadezen Dior Manuella Wilson. Më tej përforcimet vijojnë në krahët e mbrojtjes, me kolumbianen Carmen Quinones dhe Mireilis Rojas Franco nga Panamaja.

Një tjetër kolumbiane vjen për mesfushën, Mayerlin Hernandez Meneses, ndërsa përforcimi për sulmin është argjentinasja Valentina Bosio.

Përveç kësaj goditjeje të gjashtëfishtë, merkatoja e Vllaznisë mbetet e hapur dhe nuk përjashtohen të tjera afrime.

Siç dihet, ndeshjet e Grupit 4 të turit të dytë të Champions League do luhen në datat 27 dhe 30 gusht në stadiumin “Loro Boriçi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot