Çanak: Regjimi po më kërcënon, Vuçiq do të jetë përgjegjës për gjithçka që ndodh

- Bota Sot

Çanak: Regjimi po më kërcënon, Vuçiq do të jetë përgjegjës për gjithçka që ndodh

Ish-lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, akuzoi shërbimet e sigurisë në Serbi se kishin hyrë në apartamentin e tij dhe kishin marrë sende personale në të njëjtën mënyrë siç i kishin bërë atij në vitet 1990.

Ai u tha gazetarëve se kërcënime iu bënë edhe djalit të tij, Milanit, transmeton Danas, përcjell kp.

Çanak tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të jetë personalisht përgjegjës për gjithçka që mund ti ndodhë atij dhe familjes së tij.

"Mezi prisja të dal në pension, por ata qartë nuk do të më japin qetësi. Dhe nëse donin të më kthenin nga pensioni, ia dolën mbanë," tha Çanak.

Ai tha se nuk do të lejonte askënd t’i prekte familjen, pasi ishte një “vijë e kuqe”.

“E di saktësisht me kë kam të bëj, sepse kam luftuar kundër tyre në vitet 1990. Por po u them atyre se këtë herë lufta do të përfundojë keq për regjimin”, paralajmëroi Çanak.

Muaj më parë, Çanak njoftoi se regjimi po përgatiste terrenin për likuidimin e tij, duke deklaruar se fillimisht djali i tij u vu në shënjestër në TV Informer nga Dragan Vuçiçeviq, dhe më pas nga Vuçiq, dhe se në janar 2025, pas 20 vjetësh, iu hoq sigurimi policor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot