Gëzojnë arbitrat e kampionatit shqiptar, shkak bëhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

- Bota Sot

Gëzojnë arbitrat e kampionatit shqiptar, shkak bëhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, një nga propozimet kryesore ishte pajisja me uniforma të reja për të gjithë arbitrat që gjykojnë në kampionatet kombëtare, si dhe për anëtarët e Akademisë së Arbitrimit.

Ky propozim u miratua me unanimitet dhe do të hyjë në fuqi duke nisur nga edicioni i ri futbollistik.

Të gjithë arbitrat e kategorive kombëtare, si edhe pjesëmarrësit e Akademisë së Arbitrimit, do të pajisen me uniforma të reja, duke përmirësuar kushtet dhe imazhin e tyre në fushë.

Kostoja totale e projektit do të mbulohet plotësisht nga Federata e Futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot