Përgjoni i bashkohet Teutës

- Bota Sot

Përgjoni i bashkohet Teutës

Florjan Përgjoni konfirmoi largimin disa ditë më parë nga Tirana për të provuar një aventurë jashtë kampionatit shqiptar.

Diçka e tillë nuk ndodhi sepse sipas informacioneve të fundit, RTSH Sport ka mësuar se ish-kapiteni i ekipit bardheblu ka firmosur me Teutën.

Firma dhe prezantimi i 28-vjecarit te klubi durrsak është vetëm çështje ditësh, pasi palët kanë rëndë dakord për cështjen financiare. Florian Përgjoni luajti për 4 sezone te Tirana, duke zhvilluar 112 ndeshje në total, me 6 gola të shënuar, duke kontribuar gjithashtu në tetë asistime për gol.

Përgjoni nuk është i vetmi që i bashkohet Teutës, pasi edhe Gentian Selmani, portieri ka refuzuar rinovimin dhe pritet ti bashkohet klubit durrsak. Një sezon i vështirë u mbyll tek Tirana, por një tjetër i tillë ndoshta po projektohet në këtë edicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot