Mbrojtësi argjentinas Cristian Romero ka munguar në prezantimin zyrtar të fanellës së re të Tottenhamit për sezonin 2024–25, duke shtuar dyshimet për një largim të mundshëm drejt La Liga-s.
Sipas “Mundo Deportivo”, Atletico Madrid është seriozisht i interesuar për të transferuar 27-vjeçarin në kryeqytetin spanjoll këtë verë, ndërsa mungesa e tij në eventin e klubit londinez e ka forcuar më tej këtë spekulim.
Tottenham nuk ka ndërmend ta lërë të lirë zëvendëskapitenin e ekipit, duke kërkuar një shumë prej 60 milionë paund për kartonin e tij.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, thuhet se po ushtron presion mbi drejtuesit e klubit për të realizuar marrëveshjen, pasi Romero ka shprehur më parë dëshirën për të luajtur në La Liga.
E ardhmja e mbrojtësit argjentinas pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa bisedimet mes dy klubeve mund të intensifikohen së shpejti.