Shabani rikthehet të Llapi

- Bota Sot

Shabani rikthehet të Llapi

Llapi i Podujevës është shumë aktiv gjatë kësaj periudhe verore.

Në kolektivin e tyre është rikthyer Aulon Shabani.

Llapjanët po orvaten që të janë sa më të kompletuar për edicionin e ri, të janë konkurrues për kreun e tabelës.

“Qendërmbrojtësi 22-vjeçar, Aulon Shabani, pas një eksperience dyvjeçare si i huazuar te FC Vëllaznimi, rikthehet në klubin tonë për edicionin e ri.

Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar përvojë të vlefshme duke qenë pjesë e të gjitha ndeshjeve në Ligën e Parë, dhe tashmë kthehet në shtëpinë e tij - aty ku u rrit si futbollist.

Rikthimi i tij pritet të sjellë stabilitet dhe forcë në repartin defanziv, si dhe do të rrisë konkurrencën brenda skuadrës”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot