Mesfushori i Milanit, Yunus Musah, mund të largohet gjatë kësaj vere, me interesim serioz nga klube të Premier League.
Ish-talenti i Arsenalit, i cili iu bashkua kuqezinjve vetëm një sezon më parë, është në qendër të afatit kalimtar të kësaj verë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kampionët e Italisë, Napoli, kanë shprehur interesim konkret për përfaqësuesin e SHBA-së, por nuk janë të vetmit. Edhe Wolves dhe Nottingham Forest nga Anglia po ndjekin nga afër situatën e tij.
Milani kërkon 25 milionë euro për të lejuar largimin e Musah dhe ka refuzuar tashmë një ofertë prej 23 milionë euro nga Napoli, që u paraqit menjëherë pas përfundimit të sezonit.
Kontrata e 21-vjeçarit me “Djallin” është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, por gjithçka mund të ndryshojë në javët në vijim nëse vjen oferta e duhur..