Hakan Calhanoglu i kërkon Interit të largohet

- Bota Sot

Hakan Calhanoglu i kërkon Interit të largohet

Hakan Calhanoglu do të largohet nga Interi!

Në mediat italiane bëhet e ditur se mesufshori turk ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka kërkuar atyre që ta lënë të largohet.

Calhanoglu do të shkojë te Galatasarai që po investon shumë para në këtë merkato vere, ndërsa Interi kërkon 35 milionë euro.
Një biznes i mirë edhe për italianët pasi duke parë moshën e Calhanoglu tani është mundësia ideale për të fituar dicka prej tij.

Kjo do të ndryshonte edhe fatin e Kristjan Asllanit që pas performancava të mira në Botëror, do të kthehet te Interi për të qenë pjesë e ekipit.

Chivu po i jep jo më kot besim, megjithatë Interi do të futet në garë për të marrë edhe një tjetër mesfushor në këtë rol. Bëhet fjalë pikërisht për Nicolo Rovella e Lacios që do të jetë në konkurrencë me Asllanin për të marrë vendin e titullarit.

Ndërkohë nga ana tjetër është edhe Susic që mund të alternohet në këtë pozicion, megjithëse vendi i tij më i mirë është ai i Barella, për të qenë i vendosur më përpara dhe për të pasur më pak detyra ofensive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot