Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Feta Fetai, ka konfirmuar largimin nga klubi kroat Lokomotiva Zagreb, duke firmosur me një ekip të panjohur për momentin në Shtetet Arabe.
Lajmi është bërë i ditur nga vet lojtari për gazetën kroate Sportske Novosti, ku ai u shpreh hapur për arsyet e këtij vendimi.
“Po ju them lamtumirë të gjithëve. Kushtet financiare janë shumë më të mira,” deklaroi Fetai.
Ky transferim vjen pas një sezoni pozitiv me Lokomotivën, ku Fetai ishte një prej pikave kyçe të mesfushës. Megjithatë, oferta financiare nga Arabia ka qenë vendimtare për të ardhmen e tij.
Fetai pritet t’i bashkohet ekipit të ri në ditët në vijim, ndërsa ky hap konsiderohet si një mundësi e mirë për të përfituar financiarisht në kulmin e karrierës së tij.