Inter bëhet me sulmues të ri

- Bota Sot

Inter bëhet me sulmues të ri

Interi ka siguruar tashmë shërbimet e sulmuesit të Parmës, Ange-Yoan Bonny, dhe ka mundësinë ta marrë me vete për fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. 

Marrëveshja për transferimin e francezit është praktikisht e përfunduar, me një vlerë totale prej 25 milionë eurosh, që ndahet mes pagesës fikse dhe bonuseve të ndryshme. 

Pavarësisht spekulimeve dhe interesimit të përfolur nga klube të ndryshme, Bonny ka qenë gjithmonë i destinuar për t’u bashkuar me zikaltërit. 

Inter ka qenë në ‘pole-position’ që nga fillimi dhe kurrë nuk e ka lëshuar kontrollin, pavarësisht zërave që qarkulluan në ditët e fundit. 

Tani mbetet në dorë të trajnerit Cristian Chivu të vendosë nëse do ta marrë Bonny në SHBA për fazën me eliminim direkt të turneut, apo do ta lërë të përgatitet në qetësi për sezonin e ri dhe të përshtatet me ambientin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot