Mesfushori i ri i Lokomotivës, Feta Fetai (20 vjeç), pritet të vazhdojë karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Edhe pse është në kontratë me Lokomotivën për dy vjet të tjera, në një intervistë për “Sportske Novosti” ai konfirmoi se po largohet nga klubi”, ka shkruar media kroate “24 Sata”.
“Iu thashë lamtumirë të gjithëve në klub dhe e pres finalizimin e një transferimi të ri.
Do të jetë një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe, jemi afër marrëveshjes dhe nëse nuk do të ketë probleme, po largohem nga Lokomotiva.
Sidoqoftë, po largohem nga Lokomotiva”, tha Fetai
Futbollisti është paraqitur 55 ndeshje për Lokomotivën dhe asistoi në një gol, dhe sipas Transfermarkt ai vlen 700,000 euro.