Incidente në Beograd, ka të arrestuar

- Bota Sot

Incidente në Beograd, ka të arrestuar

Pasi organizatorët e protestës, studentët në bllokadë, deklaruan zyrtarisht fundin e protestës së madhe të Vidovdanit në Beograd, incidentet e para serioze ndodhën në qendër të qytetit në orët e vona të mbrëmjes.

Gardat studentore dhe veteranët e luftës, të cilët kishin mbajtur vijën e sigurisë së protestës gjatë ditës, u tërhoqën pasi pjesa zyrtare e tubimit përfundoi. Pak më pas, u regjistruan përplasjet e para midis policisë dhe protestuesve.

Në bulevardin pranë Parkut Pionir, ku ishte mbledhur një numër i madh qytetarësh që kishin mbërritur nga Sheshi “Slavia”, ndodhi një përplasje me policinë. Disa nga protestuesit mbuluan fytyrat me bluza dhe një kordon policie u zhvendos drejt turmës.

Më herët gjatë mbrëmjes, studentët u dhanë autoriteteve një ultimatum për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për të larguar kampin nga Parku “Pionir” brenda një afati të caktuar. Pasi skadoi afati, studentët hoqën simbolikisht jelekët e tyre reflektues dhe thanë: "Kjo nuk është më protesta jonë".

Mediat serbe raportojnë për arrestime të qytetarëve protestues nga policia serbe në bulevardin Mbreti Aleksandar dhe në segmentin nga Londra deri në rrugën e Knez Milosh.

Anëtarët e Brigadës së Ndërhyrjes që po siguronin kampin e mbështetësve të qeverisë në Parkun “Pionir”, në kryqëzimin e rrugëve Knez Millosh dhe Krunska, ndërhynë gjithashtu kundër qytetarëve të mbledhur dhe i shtynë ata disa dhjetëra metra drejt udhëkryqit pranë Londrës.

Disa qytetarë u ndaluan dhe policia rrahu disa prej protestuesve, raporton kp.

Studentët në bllokadë deklaruan se protesta nuk ishte më një protestë studentore, por një protestë civile, por u bënë thirrje të mbledhurve në protestë të mos shpërndaheshin.

“Ky nuk është fundi i udhëtimit tonë për një shoqëri më të mirë, njerëzit nuk planifikojnë të tërhiqen. Ejani më afër nesh, le ta përhapim rrjetin tonë në të gjithë Serbinë. Nuk do tju themi çfarë të bëni, jo sepse nuk e dimë, por sepse ju e dini çfarë po bëni. Ju keni dritën jeshile", tha një studente nga skena, pas së cilës pishtarë u ndezën në turmë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot