Bayern Munich bën gati ofertën e parë për Nick Woltemade

- Bota Sot

Bayern Munich bën gati ofertën e parë për Nick Woltemade

Bayern Munich është në prag të lëvizjes së parë zyrtare për të siguruar transferimin e sulmuesit gjerman Nick Woltemade.

Sipas raportimeve, kampionët gjermanë kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe tashmë janë duke u përgatitur të nisin bisedimet zyrtare me Stuttgartin.

Woltemade ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Bayernin, përfshirë edhe detajet e pagës, ndërsa në klubin bavarez shohin tek ai një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Drejtuesit e Bayernit kanë rënë dakord që brenda klubit të nisin presionin ndaj Stuttgartit për ta bindur në këtë transferim.

Nga ana tjetër, Stuttgarti shpreson ende ta mbajë sulmuesin, por vetë Woltemade është i fokusuar tashmë në një të ardhme me Bayernin.

Negociatat pritet të përshpejtohen gjatë ditëve në vijim, me Bayernin që synon ta finalizojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot