Interi po kërkon mesfushor të ri, gati ta përfshijë Kristjan Asllanin në ofertë për italianin

- Bota Sot

Interi po kërkon mesfushor të ri, gati ta përfshijë Kristjan Asllanin në ofertë për italianin

Interi po vazhdon të jetë skuadër mjaft aktive në afatin kalimtar veror, teksa synimi është të afrohet një tjetër mesfushor për të forcuar repartin qendror.

Sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedulla, klubi zikaltër ka bërë një lëvizje konkrete për mesfushorin e Lazios, Nicolo Rovella.

Oferta e Interit përfshinte 35 milionë euro plus Kristjan Asllanin, i cili do të kalonte te Lazio në formë huazimi me detyrim blerjeje në kushte të caktuara.

Megjithatë, Lazio e refuzoi propozimin, duke qëndruar e vendosur në kërkesën që Rovella mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 50 milionë eurosh.

23-vjeçari konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të Lazios dhe klubi nuk ka ndërmend të ulë vlerësimin për të, pavarësisht interesimit të madh nga Interi.

Rovella iu bashkua Lazios në verën e vitit 2023 nga Juventusi, fillimisht në huazim dyvjeçar me opsion blerjeje, i cili më pas u aktivizua.

Që nga ardhja e tij, ai ka zhvilluar 74 ndeshje me fanellën e kryeqytetasve, duke dhuruar gjashtë asistime dhe duke u bërë një element kyç në mesin e fushës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot