Mascherano sfidon Luis Enriquen

- Bota Sot

Mascherano sfidon Luis Enriquen

“Është një sfidë”. Kështu e ka cilësuar Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami dhe kundërshtari i Luis Enrique (dhe PSG-së) sot, në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Pikërisht kundër atij që e ka stërvitur për tri sezone te Barcelona:

“Do të jetë shumë bukur ta shoh sërish. Vetë fakti që mund ta testosh veten kundër trajnerëve të këtij niveli është një sfidë”, – deklaroi Mascherano në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj kampionëve të Europës.

“El Jefecito” pranoi se Luis Enrique e ka “shënjuar thellë”: “Për ne që vijmë nga shumë më poshtë në trajning, të kesh mundësinë të përballesh me një skuadër dhe një trajner të tillë është privilegj, por edhe sfidë e madhe”, – theksoi argjentinasi i Inter Miami, pjesë e MLS-së.

Në ndeshjen e sotme në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës (ora 18:00, sipas orës shqiptare), pritet të jenë titullarë Messi, Suarez dhe Busquets. Jordi Alba, i cili deri tani nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar, “është në gjendje për të luajtur”, bëri të ditur trajneri Mascherano.



Lexoni të gjitha në Bota Sot