Lajm i mirë për Realin

- Bota Sot

Lajm i mirë për Realin

Lajm i mirë për Realin e Madridit dhe trajnerin e tij Ksabi Alonso.

Mbrojtësi Eder Militao tani ka një datë rikthimi, pasi ka kapërcyer dëmtimin e rëndë në gju.

Qendërmbrojtësi brazilian do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës për Klube, ku Madridi do të përballet me Juventusin. Plani i dakordësuar nga lojtari, stafi i trajnerëve dhe shërbimet mjekësore është që ai të luajë edhe disa minuta nëse ndeshja e lejon.

Militao pësoi një këputje të dytë të ligamentit të kryqëzuar më 9 nëntor, një dëmtim që e detyroi atë t’i nënshtrohej përsëri një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe të përballej me një rikuperim të gjatë dhe të vështirë.

Pas goditjes fillestare, mbrojtësi reagoi me optimizëm dhe ambicie, i përkushtuar që nga fillimi për t’u rikthyer më i fortë se kurrë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot