Asllani drejt largimit?

- Bota Sot

Asllani drejt largimit?

Interi ka përfunduar me sukses një nga operacionet më të rëndësishme të afatit kalimtar të kësaj verë, duke siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar Ange-Yoan Bonny nga Parma.

Transferimi i 20-vjeçarit vjen si një përforcim strategjik për repartin ofensiv të zikaltërve, i cili tani konsiderohet i kompletuar.

Sipas detajeve të zbuluara, Parma do të përfitojë 23 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, ndërsa vizitat mjekësore të lojtarit do të zhvillohen në ditët në vijim, pasi të përmbyllen disa procedura burokratike.

Me këtë lëvizje, shpenzimet totale të Interit arrijnë në 60 milionë euro, duke e mbyllur kështu buxhetin e planifikuar për afatin kalimtar.

Në këtë pikë, klubi pritet të fokusohet në shitje për të balancuar financat dhe sektori më i prekur mund të jetë mesfusha.

Sipas “Corriere dello Sport”, një largim i Davide Frattesit do të ishte më pak i mundshëm, ndërsa Kristjan Asllani shihet si emri më i afërt me një transferim të mundshëm.

Mesfushori shqiptar ka zgjuar interesin e Fiorentinës dhe Bolonjës, dy klube që po kërkojnë përforcime në mesfushë dhe e shohin Asllanin si një profil të përshtatshëm për projektet e tyre. Me pak minuta nën drejtimin e Simone Inzaghit sezonin e kaluar, një largim i mundshëm mund t’i shërbejë edhe vetë lojtarit për të pasur më shumë hapësira në fushë.

Interi ka bërë përforcimet e veta, por tani sytë janë nga shitja  e disa lojtarëve. Emri i Asllanit është në qendër të vëmendjes. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot