Këtë javë në Prishtinë, kanë qëndruar Stef Van der Weide, menaxher i operacioneve dhe sigurisë (FC Utrecht) së bashku me Laura Jeras për një vizitë operative përpara një ndeshjeje të mundshme evropiane.
Kjo ndeshje potenciale mes Prishtinës dhe Utrecht mund të ndodh nëse bardhë e kaltërit kalojnë kundërshtarin e parë në kualifikimet e Europa Ligë, Sheriff Tiraspol.
Si pjesë e organizimit të sigurisë së klubit, fokusi ishte në konfigurimin e stadiumit, fluksin e tifozëve, logjistikën e ekipit dhe koordinimin me autoritetet lokale.
Sipas një njofitmi nga Van der Weide takimi ishte produktiv që hodhi themelet për një marrëdhënie pune profesionale dhe bashkëpunuese.
Prezentë në këtë vizitë ishin edhe disa anëtarë të tjerë të delegacionit të FC Utrecht që kanë vlersuar aspekte të ndryshme që lidhen me operacionet e ekipit, mikpritjen e biznesit dhe logjistikën e tifozëve.
Për me tepër menaxheri i sigurisë së Utrecht-it dha një koment pozitiv për mikëpritjen në Prishtinë.
“Çfarë më bën më shumë përshtypje: Prishtina surprizon. Një qytet i gjallë dhe modern, plot energji, mikpritje dhe një pritje të sinqertë për ne dhe mbështetësit tanë.” shkruajti në LinkedIn der Weide.