Candela është i bindur

- Bota Sot

Candela është i bindur

Në një intervistë për edicionin roman të “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi i Romës, Vincent Candela, ka folur për projektin e ri të verdhekuqve: “Më pëlqen, më entuziazmon. Ndjehet dëshira për të ndërtuar diçka serioze. Stadiumi është gjithmonë plot, tifozeria nuk mungon kurrë.

Sinjali i vërtetë i forcës erdhi me zgjedhjen e njerëzve të tillë: Gasperini në pankinë, Massara në drejtim, Ranieri si garant. Është një treshe që jep garanci, një bërthamë solide mbi të cilën mund të ndërtohet një projekt i vërtetë”.

A është Gasperini, trajneri i duhur?
Absolutisht po. Të gjithë e njohim, është një njeri që punon fort, që kërkon shumë, që ka karakter. Bëri gjëra të mëdha në Bergamo, por Roma është një ambient ndryshe. Kërkohet personalitet dhe ai e ka me shumicë.

Po Massara?

Me gjithë respektin për ata që ishin më parë, Massara është ‘top’ në rolin e tij. Ka 20 vite që punon në futbollin italian, i njeh mirë mekanizmat, di si të lëvizë. Me Gasperinin do të ndërtojë një skuadër konkurruese, jam i sigurt.

Po Ranieri?

Ranieri është një garanci shtesë. Ka bërë mrekulli kudo ku ka shkuar, edhe ajo që bëri sezonin e kaluar ishte ndoshta më e bukura. Përvoja dhe romanizmi i tij do të jenë thelbësore për të sjellë ekuilibër, për ta mbrojtur ambientin. Është një figurë referuese për futbollin italian dhe Romën në veçanti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot