Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës sl Malit të Zi, po bëhet gati për edicionin e ri përkatësisht për garat e Conference League.
Deçiqi ka përforcuar radhët me sulmuesin e krahut, Trimror Selimi.
Ish futbollisti i Llapit të Podujevls ka rënë në ujdi me Deçiqin.
Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit Deçiqi, Pal Dreshaj.
Deçiqi është prej skuadrave më të organizuara në Mal të Zi, kampion në edicionin 2023-2024 dhe tani fitues i Kupës dhe vite më radhë në garat evropiane.