Beteja e Torviollit e vitit 1444 vendimtare për fatin e Arbërisë dhe Europës

- Bota Sot

Beteja e Torviollit e vitit 1444 vendimtare për fatin e Arbërisë dhe Europës

Se fati i kombeve është vendosur nga betejat ,kjo tanimë është dëshmuar historikisht.

Edhe e Beteja e Torviollit e 29 qershorit të vitit 1444, ku Gjergj Kastrioti me arbërorët e tij luftoj për fatin e Arbërisë ,pra të kombit të tij dhe se kjo betejë ishte vendimtare që përcaktojë me pas edhe hapat e rëndësishëm të tij drejt fitoreve të reja dhe kombinimeve strategjike në betejat e radhës përballë armikut pushtues otoman.

Siç e kam nënvizuar shpesh, se Beteja e Torviollit ishte një test i madh, por edhe një arsye e fuqishme se mbi bazën e unitetit ndërarbëror që u themelua në kuvendin e Lezhës të 2 marsit 1444 u arritë fitorja në këtë betejë kundër armikut,por edhe fitoret tjera gjersa arbërorët ishin bashkë nën udhëheqjen e të pamposhturit dhe gjeneralit të të gjitha kohërave Gjergj Kastriotit tonë të Madh.

Edhe sot ne mund të mësojmë nga betejat e Gjergj Kastriotit dhe fitoret e tij, dhe tani duke ditur fuqinë e dipomacisë, atëherë të mësojmë mbi të gjitha nga betejat e tij politike- diplomatike dhe fitoret vendimtare për fatin e Arbërisë dhe Europës.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot