Ardon Jashari e dëshiron kalimin te Milani.
Mesfushori shqiptar është i gatshëm të largohet nga Club Brugge për t’u vendosur nën urdhërat e Alegrit.
Igli Tare ka bërë mjaft mirë për ta afruar këtë transferim, megjithatë jo çdo gjë është në dorën e tij. Borusia Dortmund është po ashtu i interesuar për 22-vjeçarin.
Klubi belg e afroi 1 vit më parë për 6 milionë euro nga Luzern.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe Club Brugge nuk do të heqë dorë lehtë.
Fillimisht dukej se do të mjaftonin 30 milionë euro për këtë operacion. Në anën tjetër gjërat kanë ndryshuar tashmë.