Milani po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e Ardon Jasharit, duke rritur ofertën nga 27 në 35 milionë euro, por transferimi i mesfushorit shqiptar ende nuk po konkretizohet.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Club Brugge po e zvarrit me qëllim operacionin, duke kërkuar ta mbajë Jasharin të paktën deri në fund të gushtit.
Klubi belg dëshiron ta shfrytëzojë mesfushorin në ndeshjet e verës të Ligës së Kampionëve, para se të japë dritën jeshile për largimin e tij.
Kjo strategji po e komplikon punën e drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili është në qendër të negociatave.
Pavarësisht gjithçkaje, Milani nuk ka hequr dorë dhe mbetet i vendosur ta sjellë Jasharin në “San Siro” brenda këtij afati kalimtar.