Taipi befason

- Bota Sot

Taipi befason

Gjelbrim Taipi do e vazhdojë karrierën te Prishtina. Kjo lëvizje surprizë e ish-mesfushorit të Partizanit raportohet në Kosovë nga “GazetaBlic”.

Kështu Taipi do të kalojë nga një klub kryeqytetas te tjetri. Do të jetë hera e parë për 32-vjeçarin në Kosovë.

Taipi u bashkua me Partizanin në verën e vitit 2023. Në total luajti 81 ndeshje ku la shenjën e tij me 3 gola dhe 6 asiste.

Prishtina ndërkohë po vijon punon për Ligën e Europës.

Rrugëtimi i tyre do të fillojë në turin e parë përballë Sherif Tiraspol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot