E ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër.
Sulmuesin e Kombëtares shqiptare e lidhin me një rikthim te Legia e Varshavës.
Në anën tjetër, Muçi si pjesa tjetër e skuadrës së Beshiktashit, i është nënshtruar testeve mjekësore së fundmi.
Fokusi është në Ligën e Europës.
Rrugëtimi i Beshiktashit do të nisë nga turi i dytë kualifikues.
Dhe skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve turq.