‘Shtyhet’ përsëri transferimi i Carreras te Reali

- Bota Sot

‘Shtyhet’ përsëri transferimi i Carreras te Reali

Real Madrid po përballet me një tjetër vonesë në përpjekjet për të finalizuar transferimin e Alvaro Carreras pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Trajneri Xabi Alonso ka vendosur të ndalë përkohësisht çdo lëvizje në merkato gjatë turneut, pasi fokusi i tij është maksimalisht i përqendruar te fitimi i titullit në Amerikën e Veriut. Ish-mesfushori i Spanjës ka mbyllur tashmë afrimet e Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold për një shumë totale prej rreth 60 milionë paund, përpara se të udhëtonte në SHBA.

Transferimi i Carreras pritet të jetë pjesë e rindërtimit të repartit mbrojtës nën drejtimin e Alonsos: Trent në krahun e djathtë, Huijsen në qendër, ndërsa Carreras në të majtë.

Megjithatë, përfshirja e Carreras në skuadrën e Benficës për turneun ka shkaktuar shqetësim për statusin e marrëveshjes – një veprim që u interpretua si presion strategjik nga klubi luzitan.

Real Madrid fillimisht kishte shpresuar të mbyllte marrëveshjen për 40 milionë euro, por sipas Marca, Benfica kërkon pagesën e plotë të klauzolës së lirimit prej 50 milionë eurosh për të lejuar largimin e 22-vjeçarit. Presidenti legjendar Rui Costa dhe trajneri Bruno La janë shprehur qartë se nuk do të diskutojnë asgjë mbi një largim të mundshëm gjatë Kupës së Botës për Klube dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë lëshime financiare.

Eliminimi i Benficës në fazën e 1/16-ave nga Chelsea më 28 qershor ka hequr një nga pengesat kryesore për transferimin e Carreras, por sipas Mundo Deportivo, kjo nuk ndryshon shumë në aspektin kohor të marrëveshjes.

Si të gjithë lojtarët që kanë marrë pjesë në turneun në SHBA, edhe Carreras do të marrë pushimet verore të miratuara nga sindikatat e futbollistëve, përpara sezonit 2025/26.

Kjo do të thotë se konfirmimi përfundimtar i transferimit të tij drejt Madridit pritet të ndodhë në fund të korrikut, kur pritet të bashkohet me skuadrën në fazën përmbyllëse të përgatitjeve parasezonale në Valdebebas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot