“E njohim PSG, mund t’ia dalim”, Kompany-Kane besojnë te Bayern: Jemi të fortë

- Bota Sot

“E njohim PSG, mund t’ia dalim”, Kompany-Kane besojnë te Bayern: Jemi të fortë

Bayern Munich shfaqi një formë të mirë përballë Flamengo-s, siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të Botërorit për Klube, por pjesa më e vështirë vjen tani pasi në këtë pikë i pret PSG, fituesi i Champions League. Vincent Kompany, trajneri i Bayern vlerësoi lojën e ekipit të tij kundër brazilianëve, ndërsa pohoi se PSG është një skuadër që e njeh pasi janë përballur gjatë sezoni të fundit:

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, kundër një ekipi të fortë. Pas 20 minutave të para pyesja veten nëse mund të mbanin këtë ritëm për 90 minuta, por ekipi gjeti ritmin e duhur duke qenë kërcënues gjatë gjithë lojës. Tani do të fillojmë të mendojmë për PSG, një rival që e njohim pasi jemi përballë tashmë gjatë sezonit të fundit”, u shpreh Kompany.

Harry Kane, njeri i ndeshjes, u shfaq i lumtur për suksesin përballë Flamengo-s, por tani është koha të përballen me PSG, një rival që sulmuesi anglez e vlerëson, por në të njëjtën kohë është i bindur se Bayern mund t’ia dalë:

“Ishte një ndeshje e vështirë, në kushte të vështira, kundër një skuadre më të vërtetë të fortë. Tani do të përballemi me PSG, ata zhvilluan një sezon të pabesueshëm. Ne kemi luajtur kundër tyre, e dimë që do të jetë e vështirë, por ne e dimë se mund të mposhtim këdo kur jemi në nivelin tonë më të lartë. Duhet të rikuperohemi mirë dhe të përgatitemi për këtë takim”, u shpreh Harry Kane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot