Leverkuseni e gjen pasardhësin e Wirtz

- Bota Sot

Leverkuseni e gjen pasardhësin e Wirtz

Bayer Leverkuseni e ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

“Farmaceutikët” e kanë gjetur pasardhësin e Florian Wirtz, ndërsa bëhet fjalë për Malik Tillman, i cili deri tash ishte pjesë e PSV Eindhoven.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv dhe njëherësh eksperti i transfereve Fabrizio Romano, sipas të së cilit, dy klubet e kanë arritur marrëveshjen e vlefshme mes 35 e 40 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Mesfushori ofanziv amerikan do ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me nënkampionët e Gjermanisë, të gatshëm të invesojnë për ta vazhduar rrugëtimin e suksesshëm të nisur nga Xabi Alonso.

Natyrisht, ky transferim nuk ishte i thjeshtë: negociatat kishin nisur në ditët e kaluar shkaku i një klauzole jo fort mirë të sqaruar, e që lidhet me të drejtën e rikthimit të tij nga ana e Bayern Munichut, klub në të cilin ishte rritur Tillman.

Leverkuseni u mundua fillimisht ta ulte shumën në 35 milionë, por PSV-ja ishte e vendosur, duke e vlerësuar lojtarin afro 40 milionë euro.

Vendimtare ishte gatishmëria e Bayernit për ta pranuar planin kompleksiv që t’ia japë dritën e gjelbër përfundimisht këtij transferimi.

Në këtë moment Tillman është i angazhuar me Kombëtaren amerikane në Gold Cup dhe për këtë arsye vizitat mjekësore do të kryhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leverkuseni, nga ana e tij, e sheh këtë “operacion” të përfunduar, me të gjitha palët – lojtari, PSV-ja e Bayerni, të kënaqura me marrëveshjen e arritur.

Një kualitet i shtuar i mesfushës së trajnerit të ri, Erik ten Hag, ndërsa Granit Xhaka, nëse qëndron përfundimisht në Bayer, do ta ketë një shok të repartit mjaft të fortë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot